E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, talebanët vrasin vëllanë e Presidentit Karzai

Zyrtarët në spitalin Mirwais në Kandahar  konfirmuan se Ahmed Wali Karzai, shef i Këshillit Provincial, zyrtarisht është shpallur i vdekur.

Zyrtarë qeveritarë afganë thanë se Karzai ishte qëlluar për vdekje nga të paktën njëri prej truprojave në shtëpinë e vet në Kandahar.

I konsideruar si njëri nga zyrtarët më të fuqishëm qeveritarë në Afganistan, Ahmed Wali Karzai po ashtu ishte në qendër të akuzave për korrupsion.

Autoritetet thanë se në sulm u vra edhe zv/shefi i Këshillit Provincial të Kandaharit, Amir Lalai. Policia afgane tha se sulmuesit kishin ikur pas vrasjeve.

Talebanët morën përsipër autorësinë e këtyre vrasjeve, duke përshëndetur suksesin e tyre më të madh që prej njoftimit të rifillimit të ofensivave të tyre në pranverë.

“Ky është një nga sukseset tona më të mëdha që prej fillimit të ofensivës në pranverë”, tha një nga drejtuesit talebanë.
/Start/

                                                                                             2011-07-12 15:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›