Afganistan, ushtari afgan sulmon forcat britanike, 2 të vdekur
KABUL - Një person i veshur me uniformën e ushtrisë afgane qëlloi me armë zjarri në drejtim të ushtarëve britanikë të NATO-s, në një bazë të koalicionit në jug të Afganistanit.
Siç raporton Associated Press, sulmi ndodhi para portës kryesore të një baze të përbashkët civilo-ushtarake në Lashkar Gah, ku mbetën të vdekur 2 ushtarakë britanikë.
Zëvendës komandant i Ushtrisë Kombëtare Afgane, Ghulam Farooq Parwani, tha se vrasësi ishte nga provinca Nangarhar dhe kishte qenë në ushtri për katër vjet.
Ushtari afgan mbërriti në portën e bazës me një automjet të ushtrisë dhe hapi zjarr ndaj ushtarëve britanikë, duke lënë të vdekur 2 prej tyre. Më pas trupat e koalicionit iu përgjigjën zjarrit, duke ekzekutuar autorin e sulmit.
Sulmet e tilla janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në Afganistan, veçanërisht pas djegies së Kuranit në një bazë amerikane. Forcat afgane të sigurisë kanë kthyer armët kundër kolegëve të tyre, të cilët ndodhen në Afganistan në kuadër të një misioni paqeruajtës.
Sipas Pentagonit, që nga viti 2007, forcat afgane të sigurisë kanë vrarë më shumë se 75 anëtarë të shërbimeve të NATO-s dhe plagosën më shumë se 110 të tjerë.
(er.nu/BalkanWeb)