Fier, banorët protestojnë për mungesën e energjisë elektrike
FIER - Banorët e fshatit Cipllak në komunën Libofsh të Fierit kanë protestuar për mungesën e energjisë elektrike.
Ata pretendojnë se kanë rreth 3 javë pa energji për shkak të djegies së transformatorit, ndërsa nuk është bërë asgjë për ta ndërruar apo riparuar defektin.
Protesta është zhvilluar para godinës së Prefekturës së Fierit, teksa banorët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën nacionale.
(er.nu/news24/BalkanWeb)