E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vazhdojnë protestat kundër filmit

Qindra studentë në qytetin lindor të Afganistanit, Xhalalabad, kanë protestuar sot kundër filmit të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, për të cilin myslimanët në gjithë botën thonë se e ofendon Profetin Muhamed.

Rreth 400 studentë e kishin bllokuar rrugën kryesore për në kryeqytetin Kabul, duke brohoritur parulla kundër Shteteve të Bashkuara.

Një zyrtar lokal tha se rruga ishte bllokuar për një orë, e pastaj disa protestues i kishin djegur fotot e “një lideri të një vendi perëndimor”.

Protesta kundër filmit, këtë javë, ka pasur edhe në Kabul dhe në Kunduz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›