Siri, luftime në Damask dhe Alepo

Kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme luftimet në qytetet më të mëdha të Sirisë, Damask dhe Alepo.
BBC nga Damasku ka raportuar se njësite ushtarake artilerike të qeverisë, nga mali Kasioun, kanë shtënë me armë në lagjet jugore të kryeqytetit.
Aktisvistët kanë thënë se trupat qeveritare kishin avancuar në lagjen jugore Hajar al-Asvad.
Sot, më herët gjatë ditës, grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International tha se nga sulmet “jopërkatëse” të qeverisë janë “vrarë, plagosur dhe terrorizuar” civilët në provincat Idlib dhe Hama.
AI ka thënë se krimet potenciale të luftës atje janë të paraportuara për shkak se vëmendja botërore është e fokusuar në Damask dhe Alepo.