E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vizitë surprizë e kryeministrit britanik


Braun do të takohet me trupat britanike të dislokuara në këtë vend. Gjithashtu ai do të vizitojë bazën në Helmand dhe në Kandahar, si dhe do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit Hamid Karzai.

Kjo vizite vjen në një moment delikat për Britaninë e Madhe, ku Braun po merr kritika të mëdha për misionin në Afganistan, pasi trupat britanike janë goditur shpeshherë dhe dhjetëra ushtarë kanë humbur jetën.

Vizita e Braun është edhe një përpjekje për t’u dhënë kurajë gjithë trupave.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›