Afganistan, vriten dy afganë dhe një civil amerikan

Tre persona janë vrarë, gjatë një sulmi në pjesën veriore të Afganistanit. Tre viktimat janë dy afganë dhe një civil amerikan, që punonte në një projekt zhvillimor në pjesën veriore të Afganistanit.
Zyrtarë afganë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara thanë se amerikani dhe dy afganët ishin vrarë në provincën Parvan, në veri të kryeqytetit Kabul.
Zëdhënësi i supozuar i talibanëve, Zabibullah Muxhahid, tha se talibanët janë përgjegjës për vrasjen e tyre.