1200 trupa shtesë për Lojërat Olimpike 2012 në Londër

Qeveria britanike do të vendosë 1200 trupa shtesë për mbarëvajtjen e sigurisë në Lojërat Olimpike 2012 në Londër.
Kështu, numri i trupave të angazhuara për sigurinë e lojërave arriti në 18200.
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike mbahet të premten më 27 korrik në mbrëmje.
Përveç trupave, pritet që më se 20 mijë oficerë të sigurisë të punojnë në ruajtjen e sigurisë gjatë Olimpiadës.
Zyrtarët nuk kanë ofruar ndonjë shpjegim për trupat shtesë, por nuk pa pasur informacione nëse ky hap është ndërmarrë për shkak të ndonjë kërcënimi specifik.