Wiener Zeitung: Serbia i kthehet Millosheviqit

Qeveria e re e Serbisë ende zyrtarisht nuk e ka marrë detyrën, por Serbia tashmë po shkon në rrugën që e çon drejt Sllobodan Millosheviçit dhe po largohet nga Evropa, vlerëson sot gazeta vjeneze, Wiener Zeitung.
Autori i komentit, Franc Shausberger, drejtor i Institutit për Rajonet Evropiane, ka vlerësuar se “me vendimet me të cilat në sferat kryesore kufizohet autonomia e krahinës multietnike Vojvodina, Gjykata Kushtetuese serbe e ka vërtetuar varësinë e saj politike”.
Vendimet e gjykatës, thuhet në koment, janë “në harmoni me politikën nacionaliste të presidentit të zgjedhur Tomisllav Nikoliç, dhe kryeministrit të ri socialist, Ivica Daçiç, shefit të dikurshëm për propagandë të Sllobodan Millosheviçit”.
Në komentin e gazetës Wiener Zeitung gjithashtu theksohet se “me përjashtim të partisë së vogël Partia e Rajoneve të Bashkuara, në Serbi, si edhe në Rumani, në pushtet janë përsëri klikat e vjetra ish komuniste”.