E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, Trojka pritet me protesta

Me protesta nga sindikata e nëpunësve të administratës shtetërore është pritur në Athinë, mbërritja e Trojkës, e cila do të vlerësojë në takimet e saj me funksionarët e qeverisë përparimin e Greqisë në reduktimin e borxhit të saj kolosal.

Gjithashtu ajo do të hartojë raportin përfundimtar, sipas te cilit do te behet e mundur ose jo marrja e këstit te fundit prej 31.5 miliardë euro nga paketa e shpëtimit qe i kanë dhënë Greqisë BE,FMN dhe BQE. Athina zyrtare ka ngelur shume pas ne zbatimin e reformave, për arsye te një destabiliteti politik prej dhjete muajsh me dy periudha zgjedhore ne mes, ndërsa recensioni ne vend është me negativi që prej vitit 1930.

Kryeministri grek Samaras qe do te paraqesë një pakete masash financiare prej 11.5 miliard euro për dy vitet ne vijim, thuhet se do te kërkojë ne takimet me ekspertet e trojkës një shtyrje te afatit te pagesave te kredive prej dy vitesh.

Ndërsa Greqia ka para deri ne fund te këtij muaji, ajo do te duhet te paguaje ne fillim te gushtit një bono thesari me vlere prej 3.8 miliardë euro dhe ne qarqet politike flitet se do te duhet patjetër një pakete e trete shpëtimi për Athinën prej 50 miliardë euro. Ne orët e fundit burime nga FMN kane pohuar se nuk do te jepet ndihme suplementare për Greqinë, ndërsa zyrtare te larte te qeverisë Merkel bëjnë të qartë se tashme nuk është diçka e tmerrshme dëbimi i Greqisë nga Eurozona.

Shumica e masave qe do te marre Athina ka te beje me reduktimin e kostos se funksionimit te shtetit, mbylljen apo privatizimin e qindra kompanive dhe organizmave shtetërore, reduktimin e pensioneve dhe rrogave te larta, liberalizimin e profesioneve te mbyllura. Ndërkohë një raport i Unionit Ndërkombëtar te Sindikatave bën me dije se Greqia i ngjan një vendi qe sapo ka kaluar një lufte për sa i përket uljes se rrogave dhe rritjes se papunësisë.

Sipas tij, 91 për qind e grekeve kane pare reduktime te ndjeshme ne te ardhura, ndërsa më shumë se 29 për qind deklarojnë se rrogat e tyre nuk u mjaftojnë as për sigurimin e kushteve minimale te jetesës. Kur një komb e humb shpresën, atëherë fillon te tronditet besimi në institucionet demokratike dhe trazira sociale janë më të mundshme- përfundon raporti, qe paralajmëron se Greqia është një vend në prag të një shpërthimi social.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›