E Shtunë, 31 Tetor 2026

Re-FRESSH në Lushnje, Rama: Instrumenti i ndryshimit kundër politikës së arsyes së humbur

Kryesocialisti Rama ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e qytetit të Lushnjes.

Gjatë takimit me kreun e selisë rozë, të rinjë ushnjarë janë njohur me programin Për një rilindje Shqiptare të socialistëve,  i cili sipas Ramës mbetet instrumenti më i sigurt i ndryshimit në kushtet e zallahisë morale e të politikës së arsyes së humbur.

Në mesazhin e tij të shpërndarë në Tuiter, kreu i opozitës shprehet  se politika e socialistëve duhet të jetë në duart e sa më shumë të rinjve, grave e familjeve të zakonshme të këtij vendi, të cilët përballen përditë me varfërinë, keqarsimimin, papunësinë e degradimin social.

Në takimin e sotëm kanë marrë kartën e anëtarësimit në PS 300 të rinj  lushnjarë. / G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›