E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vriten dy trupa të NATO-s, nuk dihet kombësia e tyre

Protesta e afganëve për djegien e Kuranit

NATO ka njoftuar se dy trupa të saj janë qëlluar për vdekjen në Afganistan nga sulmi i fundit pas djegies së Kuranit nga ushtarët amerikanë. Raportohet se një afgan me uniformë ushtarake dhe një tjetër me rroba civile kanë ndërmarrë sulmin në Kandahar.

Zyrtarët e Afganistanit thonë se vetëm njëri prej tyre ka hapur zjarr. Pavarësisht kësaj ata janë vrarë që të dy nga trupat e NATO.

NATO ende nuk ka bërë të ditur se cilës kombësi i përkasin dy ushtarët e vrarë.Ndërkohë, Alxhazira citon zyrtar amerikanë të cilët thonë se dy ushtarët janë të kombësisë amerikane.

Gjashtë trupa të NATO-s dhe 30 persona janë vrarë që prej nisjes së protestave javën e kaluar për djegien e Kuranit nga trupat amerikane. Ndërsa nga vitit 2007 deri në Janar 2012 janë vrarë nga sulmet rreth 70 anëtarë të NATO-s. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›