E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, jepet masa e sigurisë për Emiljano Shullazin

Gjykata e Lezhës pritet të japë sot masën e sigurisë për Emiljano Shullazin. Ai u arrestua tre ditë më parë me dy armë pa leje në një makinë të blinduar te kryqëzimi i Shëngjinit.
 

Arrestimi u krye nga forcat speciale të policisë RENEA, ndërsa bashkë me 34-vjeçarin nga Tirana u arrestua edhe shtetasi Helidon Harizaj nga Vlora. Nga kontrolli në makinën e blinduar të Shullazit u sekuestruan edhe dy armë zjarri pistoleta.

Vetëm një muaj më parë, më 11 maj, Emiljano Shullazi u lirua nga paraburgimi më 11 maj 2012, në zbatim të një vendimi pafajësie ndaj tij.

Gjykata e Tiranës e deklaroi atë të pafajshëm për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Ndërkohë, Emiljano Shullazi edhe më parë është arrestuar nga policia pasi është kapur me armë pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›