E Diel, 1 Nëntor 2026

Korriku me temperatura ekstreme, 7 gradë më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë

02-07-2012 / Gazeta 55

Java e parë e muajit korrik do të jetë vërtet përvëluese, pasi temperaturat do t`i kalojnë 40 gradë celsius. Shqipëria si dhe të gjitha vendet e rajonit dhe Evropës do të preken nga vala e të nxehtit dhe për institutet e meteorologjisë, kjo situatë i përket fazës së tretë që njihet ndryshe si faza e kuqe, e ndërsa do të ketë masa ajrore të nxehta me origjinë afrikane.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 44 gradë në 10-ditëshin e parë të korrikut. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, temperaturat janë 7 gradë më të larta, pasi vera këtë vit erdhi me vonesë, por më e nxehtë. Sipas meteorologëve, situate do të jetë e favorshme vetëm për ata që kanë planifikuar pushime në bregdet. Për te moshuarit e kryesisht për fëmijët, moti kaq i nxehte do te japë pasoja të menjëhershme.
Moti pritet t’i rikthehet normalitetit, me temperatura që do të arrijnë në 35-37 gradë, vetëm gjatë mesit të korrikut, ku i gjithë kontinenti evropian do të përfshihet nga një erë atlantike, me mot të freskët e shi të lehtë. Rekomandimet e mjekëve janë të njëjtat, mos rrini në diell kryesisht në orët e pikut, konsumoni fruta e perime e mbi të gjitha lëngje sidomos ujë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›