E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York, Berisha pjesë e punimeve të “Forumit Klinton”

Në vijim të axhendës së aktiviteteve, që po zhvillon në New York, kryeministri Berisha mori pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, i cili drejtohet nga ish presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton.
 

Ky forum tre ditor, ku marrin pjesë personalitete të larta të politikës të vendeve të ndryshme, ekspertë të ekonomisë botërore, etj, këtë vit fokusohet në diskutimin e ideve për një rritje të qëndrueshme të burimeve energjetike dhe infrastrukturës, në kushtet e një buxheti të tendosur.
 

Në sesionin hapës, diskutimi u fokusua tek ndryshimet klimaterike, ndikimi i tyre në rritje, mbi zhvillimin ekonomik, social, mbi vende të veçanta, ashtu si dhe në aspektin global dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje, ligjërisht detyruese për reduktimin e ndotjes.

Të gjithë diskutuesit që morën fjalën theksuan nevojën që samiti që do të mbahet në Durban në Afrikën e Jugut të shënojë progres të dukshëm në drejtim të përballimit të kësaj sfide globale.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›