E Diel, 1 Nëntor 2026

Standard & Poor`s zhvlerëson ekonominë italiane

Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Standard & Poor`s zhvlerësoi Italinë në A nga A+, me arsyetimin se rritja ekonomike e ngadaltë dhe pasiguria politike në Romë kanë ndikuar në stabilitetin financiar të vendit. Sipas S&P zhvlerësimi i Italisë është pasojë e ekonomisë së dobët të vendit dhe paaftësisë së qeverisë për të zbatuar politikat e duhura monetare për të stabilizuar financat dhe borxhin publik. Zhvlerësimi erdhi dhe pas njohjes së planit të Berluskonit për reduktimin e borxhit brenda 2013-s.

Zhvlerësimi i Italisë, ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, pas Gjermanisë dhe Francës pritet të reflektohet në bursat botërore në ditët në vazhdim, ku sërish tërmetin parashikohet ta ndjejë Greqia e cila rrezikon falimentin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›