Tensionet në veri, OKB: Kërcënojnë paqen në rajon
New York- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki- Moon ka deklaruar se situata në veri të Kosovës, arrestimet dhe tensionet kërcënojnë stabilitetin dhe paqen në rajon.
Sipas tij ngjarjet e ndodhura së fundmi rrisin dhunën dhe tensionet gjatë ditëve në vazhdim.
“Unë shpresoj se rrjedha pozitive e dialogut, përparimi drejtë integrimeve evropiane dhe normalizimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojnë të forcohen dhe se tensionet dhe konfliktet të reduktohen gradualisht”,- ka deklaruar ai.
Më tej ai është shprehur se nëse nuk ka paqe në rajon ngushtohen bundësitë për vendosjen e një djalogu Prishtinë- Beograd.
“Hapësira për dialog në muajt e ardhshëm mund të ngushtohet në qoftë se nuk ruhet paqja dhe nëse përgjigjet e publikut për incidentet dhe provokimet janë të pamatura. Arrestimet e pajustifikuara, pasiviteti ndaj jo tolerancës dhe retorika luftëdashëse pashmangshmërisht çojnë në tensione të mëtejshme dhe në dhunë”, – tha Sekretari i Përgjithshëm i cili ka ftuar liderët e të dy palëve që me fjalë dhe vepra të dëshmojnë lidershipin në mënyrën që redukton tensionet dhe promovon atmosferën e favorshme për dialog.
Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë të hënën në Neë York raportin për situatën në Kosovë, dhe në të ripërsëritet vendosja e një dialogu ku të përfshihet lëvizja dhe përfaqësimi rajonal i Kosovës.