Afganistan, vritet një ushtar i NATO
Kabul -Një ushtar, pjesë e kontingjentit të ISAF, në Afganistan ka mbetur i vrarë sot, një "incidenti armiqësor" në jug të vendit. Vdekja e ushtarit e çoi në shtatë numrin e ushtarëve të vrarë të NATO-s në Afganistan prej të premtes. ISAF-i ka më shumë se 60 mijë trupa nga 42 vende. Nuk janë dhënë detaje të tjera, për origjinën dhe rrethanat e ngjarjes.