Rama ndalet në Tropojë
Tropojë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Tropojë në turin e tij në takimet me vullnetarët. I shoqëruara nga deputetët, Blendi Klosi dhe Andis Harasani, Rama ka ftuar që të gjithë së bashku t’i japin jetë një bashkimi të madh qytetarësh që tashmë ka nisur të shtrihet në të gjithë vendin, për t’i dhënë fund-vijoi kreu socialiste- një loje që luhet prej 18 vitesh në kurriz të qytetarëve dhe për të ndërtuar një qeverisje për qytetarët. “Kjo zonë i ka vënë në dispozicion lëvizjes kundër diktaturës komuniste dhe pro Shqipërisë si gjithë Evropa, thuajse të gjithë djemtë dhe vajzat e veta. Sot, kjo zonë vazhdon të mbetet e harruar, vazhdon të mbetet jashtë rrugëve të zhvillimit, vazhdon të mbetet jashtë rrugëve të mirëqenies dhe punësimit”-tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka treguar historinë e një djali që kishte takuar në traget. “Rrugës për të ardhur këtu, kam njohur një djalë që sot i ka kaluar të 30-at, por që kur ishte 12-vjeç është nisur nga një fshat i thellë në Veri të Shqipërisë, për të dalë matanë kufijve në Greqi, për të mbledhur mollë dhe për të marrë lekë që t’ua kthej familjarëve të vet në atë fshat të thellë. Historia e atij njeriu, nuk është historia e një njeriu të vetëm, por është historia e qindra mijëra shqiptarëve që kanë çarë botën dhe që kanë bërë të mundur që Shqipëria sot e gjithë ditën, pavarësisht varfërisë dhe papunësisë që i vjen për shkak të një grushti politikanësh të papërgjegjshëm, të paaftë, pa sy, pa veshë, pa zemër, të mund të qëndrojë në këmbë nga ndihmat që familjeve shqiptare u vijnë nga bijtë e bijat si ky djali që unë përmenda. E pra, shembulli i atij djali dhe gjithë atyre djemve dhe vajzave, që kanë çarë botën duke u nisur zbathur, pa ditur as rrugën dhe që kanë përballuar vështirësi e sakrifica të jashtëzakonshme, duke afirmuar se ne shqiptarët jemi në gjendje t’ia dalim, është një shembull që mjafton për të thënë sot se së bashku ne mund t’ia dalim.”-tregoi Rama para simpatizantëve.