E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vritet oficeri i shërbimeve sekrete norvegjeze

Kabul - Një oficer i shërbimeve sekrete norvegjeze mbeti i vrarë sot nga shpërthimi i një bombe artizanale në veri të Afganistanit. Vrasja e tij u publikua nga shefi i shtabit të përgjithshëm norvegjez.

"Shpërthimi në perëndim të Mazar-i-Charif ndodhi në momentin që po kalonte një autokolonë me dy makina, në të cilat ndodheshin katër ushtarë norvegjezë", deklaroi Vegard Finberg, zëdhënës i ushtrisë.

Viktima u dërgua me helikopter drejt spitalit ushtarak gjerman, por nuk mundi të shpëtonte për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Vdekja e oficerit të shërbime sekrete e çon në katër numrin e norvegjezëve të vrarë në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›