Komisioni Evropian ofron 500 milion për tërmetin në Itali
Akuila - Komisioni Evropian do të japë 500 milionë euro për të mbijetuarit e tërmetit në Abruzo. Konfirmimin e jep komisionari evropian për Transportin, Antonio Tajani, i cili vizitoi zonën e prekur nga lëkundjet sizmike.
Tajani deklaroi se këto para janë pjesë e “Fondit të Solidaritetit”, i cili shpërndahet në raste fatkeqësish natyrore. Tërmeti në Abruzo shkaktoi vdekjen e rreth 300 personave dhe mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.