Afganistan, zgjedhjet presidenciale më 20 gusht
Kabul - Zgjedhjet Presidenciale në Afganistan do të zhvillohen më 20 Gusht. Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se kjo përbën herën e dytë që vendi i shkatërruar nga lufta zhvillon zgjedhje demokratike për përcaktimin e kryetarit të shtetit. Presidenti aktual, Hamid Karzai ka lënë të nënkuptuar faktin e rikandidimit, edhe pse popullariteti i tij ka rënë si pasojë e rritjes së fenomenit të korrupsionit dhe pasigurisë më të madhe në vend, krijuar nga talebanët.