E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, ja mënyra e tërheqjes së trupave nga iraku

Uashington - Presidenti i ri amerikan, Barack Obama do të japë shpejt verdiktin e tij për mënyrën e tërheqjes së trupave amerikanë nga Iraku dhe do të mbajë një nga premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale, theksoi sot zëdhënësi Robert Gibbs.

"Mendoj se kjo do të jetë relativisht afër, nuk dua të jap data fikse, por mendoj se kjo do të ndodhë shpejt'', deklaroi Gibbs.

Para disa ditësh presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh se do të tërhiqte trupat nga Iraku për 16 muaj, por do t'a bënte këtë në mënyrë të përgjegjshme pa vënë në rrezik jetën e trupave amerikanë.

Gibbs nënvizoi se Obama kishte shumë informacione për të marrë vendime dhe që nga fundi i vitit 2008 dhe marrëveshja mes Uashingtonit dhe Bagdadit lidhur me kushtet e mbajtjes së trupave amerikanë në Irak, Pentagoni ka pasur kohë për të përgatitur planin për tërheqjen e trupave

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›