Babai hedh nga ura vajzën 4 vjeçare
Melbourn - Një burrë 35 vjeçar në Autrali ka hedhur nga ura fëmijën e tij vetëm 4 vjeç. Sipas policisë së Melbourne, babai i ri ka ndaluar automjetin me të cilin po udhëtonte së bashku me tre fëmijët e tij dhe më pas në syrin e dy motrave ka hedhur nga ura vajzën 4 vjeçe nga një lartësi prej 58 metrash. Vogëlushja është lënduar rëndë nga përplasja që ka pësuar me ujin nga lartësia në fjalë, ndërkohë që për shpëtimin e saj kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e ndihmës së parë që ndodheshin pranë urës. Bluzat e bardha kanë deklaruar se gjendja shëndetëssore e vogëlushes nuk paraqet rrezik për jetën, por se ajo tashmë është e traumatizuar nga ajo që ka përjetuar dhe nuk i përgjigjet asnjë pyetjeje të mjekëve apo edhe të afërmve. Sipas tyre, vajzës së vogël do të duhet ti jepet ndihmë psikologjike.
Ndërkohë, vetëm një orë pas ngjarjes, policia arriti të arrestojë babain e vajzës I cli tentoi të largohej.
Ndërkohë, vetëm një orë pas ngjarjes, policia arriti të arrestojë babain e vajzës I cli tentoi të largohej.