E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, arrestohen 6 persona për mashtrime në bursë

Policia spanjolle njoftoi arrestimin e 6 personave të dyshuar për lidhje me një tjetër skandal mashtrimesh në tregjet financiare. Bëhet fjalë për një mashtrim me vlerë prej 600 milion dollarësh të bërë në bursën londineze Stock Exchange. Sipas të dhënave 6 të arrestuarit kanë ngritur në mënyrë artificiale përmes falsifikimeve komplekse të dokumentave aksionet në bursë të Langbar International Ltd, dhe më pas i kanë shitur ata. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2005, dhe që nga ajo kohë kompania në fjalë është ndaluar të veprojë në Bursën e Londrës. Autoritetet zyrtare të policisë spanjolle thanë se hetimet për ngjarjen kanë nisur që në vitin 2005, dhe u shtrinë edhe në disa vende të Amerikës Latine. Autoritetet spanjolle nuk pranuan të bëjnë të ditur identitetet e personave të arrestuar, por gazeta "El Paiz' shkruante "truri" i operacionit ishte një ish-agjent i Mossadit izraelit. Sipas "El Pais" personi i cili ka drejtuar mashtrimin quhet Abraham Hochman, dhe ka shërbyer për disa vite në agjencinë e shërbimeve sekrete të Izraelit. Zbulimi i rastit në fjalë është i fundit i një serie mashtrimesh në tregjet e bursës. Muajin e kaluar, agjentët e FBI, në SHBA arrestuan me akuzën e mashtrimit ish-presidentin e indeksit "Nasdaq" Bernard Maidoff. Sipas të dhënave ai akuzohet për mashtrime në shumë të mëdha, vepër kjo e kryer përmes skemave piramidale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›