E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në SHBA, babai vret pesë fëmijët, gruan dhe veten e tij

Gjashtë muaj më parë çifti humbi punën

Kaliforni, 28 Janar, 17:00, NOA - Një burrë rreth të 40 -tave, babai i pesë fëmijëve në kushte të dukshme depresioni vrau, gruan, fëmijët dhe veten e tij .

Polica mbasi mbërriti në vendngjarje - shtëpinë e tyre në Uilmington - Kaliforni, gjeti shtatë kufoma në mes të shtëpisë mbuluar nga gjaku.

Sipas policisë, Ervin Antonio Lupoe, 40 vjeç, në fillim ka vrarë gruan e tij Ana 35 vjeçe, më pas ka vrarë vajzën 8 vjeçe, atë pesë vjeçe dhe dy djemtë binjak nga dy vjeç. Fqinjët e tij që ishin dyshimtarët e vetëm të kësaj ngjarje tragjike, kanë thënë se pasi dëgjuan disa krisma arme, thirrën menjëherë policinë në numrin e emergjencës 911, pa ditur se çfarë kishte ndodhur brenda shtëpisë.

Ata, janë shokuar nga kjo ngjarje tragjike, pasi siç e përshkruajnë ata, kjo familje ishte mjaft e sjellshme dhe shkonte mjaft mirë me fqinjët dhe familjen.

Duke mos dashur të spekulojë me vrasjen, një dëshmitarë që nuk ka pranuar të jap emrin e tij, ka thënë se Ervin Antonio Lupoe dhe gruaja e tij Ana kanë pas punuar në qendrën e shëndetit, “Kaiser Permanente West Los Angeles Medical Center" në Los Angelos.

Mirëpo, ka thënë ai ka rreth gjashtë muaj që çifti i vrarë humbi punën, nga që qendra e shëndetit shkurtojë një numër punonjësish të kësaj qendre. "Unë tha ai nuk jam i sigurt , dhe nuk mund të vërtetojë këtë fakt, por besojë gjendja e tij e depresionit ka ardhur si pasojë e kësaj".

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›