E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë: Dëshmon Surroi, flet për masat e dhunshme të Serbisë

Veton Surroi

Hagë, 28 Janar, 13:25, NOA/INA - Publicisti Veton Surroi po dëshmon në Tribunalin e Hagës, kundër ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Serbisë, i cili akuzohet për vrasjen dhe keqtrajtimin e civilëve shqiptarë në Kosovë.

Duke dhënë një përshkrim në detaje që nga hapat e parë të Serbisë për rrënimin e Kushtetutës së Kosovës, Surroi ka folur për të gjitha masat e dhunshme që Serbia i kishte vënë Kosovës.

Masat që Surroi ka përmendur ishin popullimi i Kosovës me refugjatë serbë nga vende të ndryshme të ish Jugosllavisë, përjashtimi i shqiptarëve nga puna, mbyllja e shkollave shqipe dhe Universitetit të Prishtinës, dhe shumë masa të tjera që karakterizonin atë periudhë.

Ish-gjenerali i policisë, Vlastimir Gjorgjeviq, është i dyshimti i fundit që do të përballet me procesin gjyqësor në Hagë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë për vitet 1998-1999.

Nëse shpallet fajtor nga Gjykata, Gjorgjeviqi mund të marrë dënim të përjetshëm.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›