E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan zgjedhjet presidenciale me 5 prill

Zgjedhjet presidenciale afgane do të mbahen në 5 prill. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga presidenti i komisionit të pavarur afgan për zgjedhjet. Zgjedhjet e treta presidenciale afgane që nga rënia e regjimt taleban në fund të vitit 2001, do të mbahen në 5 prill të vitit 2014. Presidenti Hamid Karzai do të përfundojë në maj të viti 2014 mandatin e tij të dytë pesëvjecar dhe nuk do të mund të rikandidojë për një mandat të tretë. Në bazë të kushtetutës afgane zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditësh që nga përfundimi i mandatit të kreut të shtetit. Gjithësesi në vitin 2009, Karzai i shtyu zgjedhjet për gjashtë muaj për arsye sigurie duke marrë në nëntor mandatin e tij të dytë, pas shumë polemikave për manipulime në procesin e votimit. Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale do të bëhen publike në 14 maj të vitit 2014, ka shpjeguar komisioni i pavarur afgan për zgjedhjet, ndërsa rezultati i zgjedhjeve për këshillat provincialë do të bëhet publik në 7 qershor të vitit të ardhshëm. Nëse asnjë kandidat për president nuk do të marrë më shumë se 50 për qind të votave atëherë në 22 maj do të zhvillohet balotazhi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›