Zbardhet vrasja ne Korce arrestohet autori

Është zbardhur vrasja e një pronari lokali ne fshatin Vloçisht të Korçës.
Policia ka arrestuar 35 vjeçarin Edison Krodallin banor i fshatit Kloçisht, i dyshuar si autor i krimit ndaj Ethem Henes, ngjarje e ndodhur disa dite me pare.
Paraprakisht policia dyshon se krimi ka ndodhur pas një sherri ne bixhoz ku autori ka kërkuar ti kthehen paratë e humbura. I arrestuari njihej si frekuentues i rregullt i lojrave te fatit ku vetëm gjate dy muajve te fundit, ka humbur një shume prej rreth 1.5 milion leke te vjetra, kurse një nate para se te ndodhet ngjarja, ai kishte humbur vlerën prej 90 mije leke te vjetra.
Për këtë ngjarje janë shoqëruar ne polici dhe janë marre ne pyetje mbi 50 persona, ku telefonat e disave prej tyre, u vunë ne përgjim.