E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistani, Ramussen: S'duhet dyshuar për gadishmërinë e NATO-s

Shefi i NATO-Anders Fogh Rasmussen ka thënë se amerikanët duhet të heqë çdo dyshim lidhur me angazhimin e më shumë anëtarëve të tjerë të NATO-s, për luftën në Afganistan.
Në fjalimin e tij të parë në SHBA si sekretar i përgjithshëm, Rasmusen tha se fushata në Afganistan ishte një domosdoshmëri, dhe jo zgjedhje. Deklarimi i tij erdhi pasi komandanti i lartë amerikan i NATO-s, paralajmëroi se lufta në Afganistan ka gjasa të dështojë nëse nuk shtohen trupa të tjerë. Por shifra në rritje e numrit të viktimave, ka tronditur mbështetjen publike për operacionet ushtarake. Rasmussen theksoi se 40% e trupave të NATO-s të përfshirë në operacion ishin nga vende jo-amerikane dhe se gjatë luftës janë vrarë ushtarë nga më shumë se 20 vende. "Unë jam pak i shqetësuar në lidhje me dyshimet që kam dëgjuar këto ditë në Shtetet e Bashkuara në lidhje me NATO-n," tha Rasmusen në një fjalim në Këshillin e Atlantikut.
"Gjërat duhet të ndryshojnë në Afganistan nëse SHBA-ja dhe vendet aleate duan ta fitojnë luftën", shtoi Rasmussen.
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen u bë gjatë fjalimit të tij në Uashington, fjalimi i parë që nga ardhja në këtë post. "Aftësimit të forcave afgane duhet t'i kushtohet një rëndësi e veçantë në mënyrë që ato të marrin drejtimin e zhvilimeve në vend", tha ai, ndërsa shtoi se "lufta e aleatëve në Afganistan kërkon një shtim të forcave për shkak të konflikteve dhe sulmeve të shpeshtuara kohët e fundit". Sipaj tij, presidenti Obama kishte shumë të drejtë kur thoshte se kjo luftë nuk bëhet nga dëshira, por nga nevoja". Vizita e kreut të NATO-s në Amerikë bëhet në një kohë kur amerikanët po debatojnë me zjarr për të dërguar dhjetëra mijëra trupa të reja shtesë në Afganistan, por nuk dihet nëse Rasmussen mendon që dërgimi i trupave shtesë ishte përgjigja e duhur për situatën aktuale në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›