Afganistani, “rrezik për gabim historik”
Senatori republikan në SHBA, Xhon Mekein, tha se çdo shtim i trupave ushtarake në Afganistan më pak se 40.000, aq sa ka kërkuar komandanti i lartë i SHBA-së, “do të jetë një gabim me përmasa historike”. Mekein u shpreh kështu në një intervistë për televizionin CNN në një diskutim rreth Afganistanit, kujdesit shëndetësor dhe Sara Palin. Republikani nga Arizona, i cili u mund nga Presidenti Obama në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2008, në një intervistë të gjatë në CNN tha se “Unë mendoj se rreziku i madh tani është një gjysmë-masë, një lloj përpjekje për të plotësuar të gjitha skajet e spektrit politik”, tha ai duke shtuar se “Përsëri, unë kam simpati të madhe për presidentin, pasi merr vendime të vështira që kryetarët kanë për të bërë, por unë mendoj se ai ka nevojë të përdorë shpejtësi”. Ndërkohë që presidenti Barak Obama vazhdon një seri takimesh me këshillin e tij të luftës, javën e kaluar një postbllok në një zonë të largët të Afganistanit u sulmua nga qindra kryengritës, gjë që rezultoi me vdekjen e tetë amerikanëve. Përleshjet e ashpra janë bërë pjesë e debatit se sa shumë trupa janë të nevojshme për të përmbushur qëllimet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan. Mekein tha se partia e tij duhet të përgatitet për fazën tjetër të reformës së kujdesit të shëndetit, pasi nuk e pranon planin e Obamës. Mekein pranoi hapur se ka pasur tensione midis ish-menaxherin e tij fushatës, Steve Schmidt dhe ish guvernatores së Alaskës, Sarah Palin. Megjithatë, Mekein e quajti Palin “një forcë e mahnitshme” mes republikanëve tha se ai mbetet i hapur për mundësinë që Palin të jetë kandidate për presidente të partisë së tij në vitin 2012. “Unë kam afeksion të madh për të”, tha Mekein. Por “nuk jemi gjithmonë dakord për çdo gjë. Do të jemi në të ardhmen? Jo” Ndërsa Mekein tha se ai nuk mund të parashikojnë se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, republikani i Arizonës tha se është i hapur për kandidatët shumë potencial për partinë e tij - duke përfshirë edhe Palin.