E Shtunë, 31 Tetor 2026

“BE frikacake me Berluskonin për diktaturën e kohëve tona”

 

Në të njëjtën ditë kur Kryeministri italian, Silvio Berluskoni akuzon shtypin e huaj, se ata janë duke hedhur baltë mbi Italinë për qëndrimin që po mbajnë në shkrime me shpifje kundër tij (pasi ai është kryeministër i zgjedhur nga populli), gazetat britanike ia rinisin me artikuj shumë kritikë kundër tij. Mes të tjerëve, goditjet e “Observer”-it britanik ishin më shumë të drejtuara nga Evropa se sa nga Berluskoni. Në lidhje me diskutimin në Parlamentin Evropian mbi lirinë e shtypit, “Observer” e ka quajtur përgjigjen e Evropës frikacake. Nën artikullin “Përgjigja e Evropës për Berluskonin ishte frikacake”, Nick Cohen kujton se vendet evropiane i kanë kaluar vitet e totalitarizmit me “ligje për të drejtat e njeriut dhe traktate paqeje”. “Por shkëmbimi nuk vlen më. Diktaturat e ditëve tona paraqiten në forma të ndryshme, por ajo dominuese është një kapitalizëm shteti apo një oligarki në të cilën shefi kontrollon çështjen publike dhe degët e saj. Nuk mund të flitet për diktaturë në kuptim të fortë. Shefat tolerojnë zgjedhjet me paktin se rezultati duhet të jetë i manipuluar dhe lejojnë edhe kritikat, me një farë mase të kontrolluar”. Cohen nuk i referohej “as Rusisë së Putinit apo Venezuelës së Chavezit, por Italisë së Berluskonit”. Përpjekjet e socialistëve evropianë për të çuar në Strasburg temën e lirisë së mediave në Itali, u përballën me konservatorët. “Observer” shkruan se “Heshtja e Evropës demokratike mbi Berluskonin vë seriozisht në rrezik aftësinë e saj për të luftuar çfarëdo politike të korruptuar në Evropë. Për herë të parë në historinë e saj, reputacioni i Evropës si forcë e së mirës paraqitet i pasigurt”.

Sunday Times
Në një artikull të gjatë mbi çështjen Mills, avokati i dënuar me katër vjet e gjysmë pasi bëri dëshmi të rreme për Silvio Berluskonin, i korruptuar prej tij, gazetarja britanike Camilla Long informon se avokati, edhe pse duhej të qëndronte në burg, është i qetë në divanin e tij, ndërsa pritet të përfundojnë dy apelet kundër dënimit. Por sipas “Sunday Times”, gjërat janë ndryshe për Berluskonin. Pas heqjes së ligjit të imunitetit “Papi do të kthehet në proces për mashtrim fiskal dhe korrupsion, apo jo?”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›