E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistani, zgjedhje me probleme

 

Kreu i misionit të OKB-së në Afganistan, pohoi se ka konstatuar manipulime në zgjedhjet presidenciale të muajit gusht në këtë vend. Megjithatë, Kai Eide i mohoi akuzat e bëra nga ish-zëvendësi i tij, Peter Galbraith, që ai personalisht nuk i kishte dhënë rëndësi shkeljeve. Në një konferencë për shtyp, Eide, pranë ambasadorëve amerikanë, francezë dhe britanikë, tha se OKB-ja, që ka ndihmuar për organizimin e zgjedhjeve, u kishte përcjellë autoriteteve afgane disa informacione të rëndësishme për mashtrimet. “Është e vërtetë që në disa qendra elektorale në jug dhe në jug-lindje, ka pasur mashtrime të konsiderueshme, por vetëm atje”, tha Eide. Rinumërimi votave në këto zona ka nisur dhe përsëri deri tani ka përparësi Presidenti Hamid Karzai. Një prej kandidatëve kryesorë në zgjedhjet presidenciale, Abdullah Abdullah, vuri në dyshim paanshmërinë e Eides gjatë zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›