Filipine, gërmime me dorë për trupat e pajetë
Në Filipine fokusi është kthyer nga operacionet e shpëtimit për dërgimin e ndihmave në krahinat veriore, të shkatërruara nga përmbytjet dhe shkarjet e dheut, si pasojë e të cilave numri i të vdekurve në 14 ditë u rrit në më shumë se 600. Shirat dhe rrëshqitjet e dherave ndodhën për shkak të goditjes së dy tornadove në harkun e pak ditëve në këtë vend. Duke përdorur lopata të vogla dhe duart e tyre të zhveshura, për të mos shkaktuar më tepër rrëshqitje të tokës, ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende për trupat në zonat veriore të ishullit Luzon, që mbetën të izoluara. Sipas Sekretarit të Mbrojtjes, Gilberto Teodoro, “Gjëja më e rëndësishme është të hapim rrugën, kështu që ne mund të dërgojmë ndihmat, sepse ne nuk mund të shpresojmë për të gjetur rrugë alternative”, tha ai. Ata janë duke përdorur mjetet e tyre, forcat e armatosura, rojën bregdetare, policinë dhe forcat e SHBA-së. Zyrtarët kanë llogaritur se u nevojiten rreth 1 miliard dollarë për rehabilitimin e zonave të goditura nga tajfuni, një plan i cili do të financohet kryesisht nga ndihmat e huaja. I pari në këtë vend goditi Tajfuni Parma, më 3 tetor, ndërsa dy javë më pas ndodhi një tjetër stuhi, Ketsana, që përmbyti fushat rreth Manilas, duke vrarë 337 njerëz dhe duke detyruar gjysmë milion njerëz nga shtëpitë e tyre.