E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistani voton per zgjedhjet parlamentare

Afganistani zhvillon sot zgjedhjet parlamentare nen forca te shumta sigurie por edhe raportime per sulme qe ne oret e para te mengjesit. Talibanet jane shprehur se do te nderpresin votimet ku do te votojne 11 milione afgane per te zgjedhur 249 politikane. Autoritetet thone se talibanet kane sulmuar pese qendra votimi por fatmiresisht nuk ka pasur viktima pasi ato nuk ishin hapur ende.

Votimi ka nisur ne oren 07.00 te mengjesit te sotem nderkohe qe ka hedhur voten e tij edhe presidenti Hamid Karzai. Ai shkoi ne qendren e votimit ne Kabul nen forca te medha sigurie. Si ne cdo zgjedhje ka shprese se do te kete nje pjesemarrje te larte te votuesve dhe qe askush nuk do te trembet nga incidentet e sigurise te cilen une jam i sigurt se do te kete disa eshte shprehur presidenti Karzai.

Anisa Braho

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›