E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat pëlqejnëmeshkujt me mjekër

AUSTRALI - Meshkujt me mjekër janë më tërheqës dhe më të preferuarit e femrave por edhe më të mirët në seks. Ky është përfundimi i hulumtimeve i realizuar në Australi
Gjashtë nga dhjetë femra australiane konsiderojnë se meshkujt me qime në fytyrë janë më atraktivë seksualisht në raport me ata që rruhen. Ky është rezultat i studimit të cilin e ka realizuar Jigsaë Strategic Research, në të cilin janë përfshirë meshkuj dhe femra të moshave ndërmjet 16 dhe 34 vjeç.
Ndërkohë, rreth 2/3 e meshkujve të anketuar janë përgjigjur se mjekra e rregulluar mirë u jep shanse më të mëdha për të ‘zënë’ femra. Rreth 75% e meshkujve kanë pohuar se qimet në fytyrë i bëjnë të ndjehen më joshës. Ndërsa 68% e meshkujve konsiderojnë se mjekra u jep më shumë personalitet.
Nga ana tjetër, femrat mendojnë se meshkujt që mbajnë mjekër kanë më shumë individualitet, janë elegantë dhe kanë prirje aventureske.

(e.c/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›