Rompej nis turinnë Ballkan, do vizitojëdhe Kosovën
BRUKSEL- Presidenti i Bashkimit Europian nis sot vizitën e tij dy ditore në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, Herman Van Rompej do të jetë sot në Lubjanë ku do të zhvillojë takim me krerët e lartë të shtetit slloven. Më pas do të udhëtojë drejt Zagrebit, Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është vizita e tij e parë në Ballkanin Perëndimor për Rompej i cili u emërua në postin e presidentit të BE-së në fund të 2009 menjëherë pasi hyri në fuqi traktati i Lisbonës.