E Shtunë, 31 Tetor 2026

45 ditë nga zhdukja e Bleona Matës

Sot mbushen 45 ditë nga zhdukja e 6-vjeçares nga Kukësi, Bleona Mata. Izet Mata, babai i vajzës në një prononcim për "Ora News" tha se kërkimet vijojnë si nga ana e familjes, por edhe nga ana e policisë. Ai theksoi se familja Mata nuk ka marrë asnjë telefonatë anonime për ndonjë informacion për të. "Kanë ardhur vetëm zile në telefonat tanë. Akush nuk na ka kontaktuar për informacion", pohoi ai. Zoti Mata pohoi se familja beson se Bleonën e kanë rrëmbyer. Kërkimet për 6 vjeçaren po kryhen në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›