Shëndetësi, rregullatë reja për të hapurklinikë dentare
TIRANE- Vështirësohet marrja e licencës për të hapur një klinikë dentare. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur një sërë kushtesh të rëndësishme, të cilat vështirësojnë hapjen e një klinike private dentare. Këto masa duhet të jenë të zbatueshme në çdo rreth të vendit dhe nga kushdo.
Dokumentacioni, licenca, kualifikimi i plotë i stomatologut, si dhe higjena, janë kushtet kryesore që duhet të përmbushin klinikat stomatologjike për të vazhduar aktivitetin. Ndërkohë që rregullat e reja kërkojnë domosdoshmërinë e afishimit të çmimeve, për çdo shërbim të ofruar. Një tjetër rregull është edhe zbatimi i hapësirës, i cili duhet të jetë mbi 22 metra katrorë si dhe është e patolerueshme që dentisti të punojë pa syze, doreza apo vetë klinika të mos jetë e pajisur me autoklavë.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë është marrë pas disa kontrolleve të ushtruara, jo vetëm në Tiranë, por edhe në disa rrethe të vendit, ku janë vërejtur një sërë shkeljesh hijeno sanitare si dhe mangësi të dokumentacionit.
(s.g/BalkanWeb)