E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika e Jugute Meksika, gatipër ndeshjen hapëse

JOHANESBURG- Botërori i 19-të i futbollit do të startojë të premten në orën 16.00 me ndeshjen e parë, atë mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës. Pritësit e turneut do të luajnë përpara tifozëve të tyre, në një atmosferë tejet elektrizuese në stadiumin e Johanesburgut. Tifozët kanë dy ditë që kanë nisur festën, por ajo do të kulmojë pikërisht me takimin e grupit A, ku ekipi i quajtur Bafana Bafana do të kërkojë të ngrejë në këmbë gjithë vendin. Afrika e Jugut është ende modeste në futboll, ndërsa kombëtarja bazohet në një mbrojtje të fortë dhe në cilësitë e disa futbollistëve që luajnë në kampionatet e rëndësishme.
Përballë Afrikës së Jugut do të jetë Meksika e Havier Agirre, një skuadër që është gjithnjë e vështirë për t’u mundur. Meksikanët janë një formacion solid dhe e treguan këtë në fitoren 2-1 ndaj Italisë në Bruksel një javë më parë. Gulielmo Franko është sulmuesi kryesor i kësaj skuadre, ndërkohë që në mbrojtje do të jetë edhe lojtari i Barcelonës Rafa Markez, që është edhe kapiteni i skuadrës. Veç kësaj, edhe eksperienca qëndron në favor të Meksikës me 13 pjesëmarrje në Botërot kundrejt vetëm 2 të Afrikës së Jugut. Ndeshja e parë e këtij Botërori do të ndiqet edhe nga një numër i madh personalitetesh që do të jenë aty për ceremoninë e hapjes. Ajo do të gjykohet nga arbitri nga Uzbekistani Ravshan Irmatov.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›