Policia anglezekontrolle të fortapër huliganët
LONDER- Policia angleze ka ndërmarrë kontrolle të forta nëpër aeroporte për të mos lejuar që në Afrikën e Jugut të udhëtojnë edhe tifozët huliganë. Duke parë problemet e shpeshta që sjellin këta fansë, autoritetet kanë forcuar masat që në nisje, ndërsa njerëzit e thjeshtë, të cilëve u janë kontrolluar një nga një pasaportat, nuk janë shprehur të mërzitur me këto kontrolle. “Më duket një gjë e drejtë, - thotë një tifoz në aeroportin Hithrou.
Policia ka arrestuar tashmë disa persona, të cilët janë të skeduar si shkaktarë të akteve të dhunës në futboll. “Kemi ndaluar 100 vetë, - thotë komandanti Bob Brod’hërst. – Mes tyre kishte edhe nga ata që janë dënuar për të mos hyrë në stadiume dhe që donin të udhëtonin patjetër”, shton ai. Tifozët anglezë janë një problem i përhershëm në turnetë e mëdha, për shkak të konsumimit të sasive të mëdha të alkoolit dhe rrëmujave që krijojnë, sidomos kur skuadra e tyre humbet.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)