Trajtimi i profesionevetë vështira, minatorëtkundër projektligjit
TIRANE- Sindikata e minatorëve kundërshton projektligjin e Ministrisë së Ekonomisë për trajtimin e vecantë të profesioneve të vështira, të miratuar më parë në Këshillin Kombëtar të Punës. Sipas drejtuesve të kësaj sindikate, ky draft nuk mbron interesat e minatorëve.
“Klauzolat që janë vënë me kufizimet në vitet e punës gjithësej dhe vitet e punës nën tokë, që presupozojnë që nga ky ligj të përfitojnë njerëz të papunë apo që sot janë në punë të zezë, pra që nuk kanë mundësi për tu punësuar më. Faktikisht asnjëri prej tyre nuk përfiton nga kjo skemë. Kjo skemë ka dhe efekte përjashtuese dhe mungesë totale logjike e ligjore” u shpreh kryetari i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri.
Minatorët kërkojnë nga qeveria që të ulet në bisedime dhe të miratojë kërkesat e tyre që janë ekonomike.
“Të trajtohen një për një të gjitha kërkesat, qeveria të ulet në bisedime.” tha Xibri.
Dy ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës, zv.ministri i ekonomisë Alibali deklaroi se në asnjë vend të botës nuk ekziston statusi për profesionet e vështira, por vetëm trajtim i vecantë për to.
(e.n/news24/BalkanWeb)