E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, vidhetpër skrap, fari ilimanit të Bunecit

SARANDë- Vidhet për skrap fari i limanit të Bunecit në Sarandë. Kulla me dritë që udhëhiqete mjetet lundruese drejt tokës, është gjetur e bastisur nga policia, ndërsa kjo e fundit hedh dyshime se fari ka përfunduar në tregun e skrapit.

Tashmë moli i ankorimit të anijeve në gjirin e Bunecit është pa farin e tij dhjetra vjecar. Fari i Bunecit, ishte rreth 6 metra i lartë, dhe mendohet se pjesët metalike të tij janë copëtuar dhe shitur për skrap.

Pronarët e lokaleve përreth tij kanë konstatuar në mënegjes herët se në sipërfaqen e betontë të molit, fari prej xhami dhe metali, është prerë me sharra elektrike. Policia ende nuk ka identifikuar ndonjë autor të kësaj ngjarjeje të rralle.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›