E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, mjekëtnë protestë përlirimin e kolegut

ELBASAN- Mjekët e Elbasanit ne qendren spitalore "Xhafer Kongoli" kane lënë sot spitalin në shenjë proteste kundër arrestimit të mjekut kirurg Alban Hoxha, i cili u vu në prangat e policisë me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Sipas policisë, Hoxha konstoi rastin e përdhunimit të të miturit dhe nuk kreu denoncimin në polici, por e vërteta doli në pah, pas një jave nga institimi i prindërve që i kërkonin të vërtetën fëmijës së tyre.

Bluzat e bardha të Elbasanit nëpërmjet kësaj protestë dhe një deklarate për shtyp kanë shprehur indinjatën për masën ekstreme të ndërrmarë ndaj mjekut në fjalë duke kërkuar lirimin e menjëhershem të tij. Ndërkohë nga ora 12.00 deri në orën 13.00, urgjenca e spitalit të Elbasanit nuk ka funskionuar për shkak të kësaj greve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›