E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksinKorcë-Pogradec2 të plagosur

KORCë- Dy të rinj kanë mbetur të lënduar rëndë gjatë një aksidenti në aksin rrugor Korcë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vlocisht kur një kamion pa targa dhe i ngarkuar me lëndë drusore është përplasur me një kamioncinë që transportonte perime.

Për pasojë janë plagosur rëndë Redion Qose dhe Besnik Myrtollari të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korcës. Ndërsa drejtuesi i kamionit pas aksidentit ka shkarkuar drutë nga mjeti dhe është larguar në drejtim të paditur. Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›