E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishja e ndërtimeve pa leje, Dule: Selektive, u dhunuan qytetarët

Tiranë- Dy ditë pas fillimit të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e jugut, ka reguar kreu i PBDNJ- së, Vangjel Dule.

Sipas tij po bëhet në mënyrë intensive betonizimi brezit të rërës dhe prishjet e objekteve po bëhen në mënyrë selektive.

Prishjet e objekteve ditën e sotme në Dhërmi, u shoqëruan me dhunë fizike, nga grupe civilësh të armatosur. Të gjitha këto ndodhin në periudhën festive të Pashkës, duke shënuar edhe mosrespektim të riteve e zakoneve të minoritetit, – tha Dule gjatë një konference për shtyp.

Më tej ai tha se Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut po e ndjek nga afër situatën dhe nëse bëhen shkelje do të verë në dijeni ndërkombëtarët.

Dy ditë më parë nspektoriatin Ndërtimor në Bashkinë e Himarës filloi aksionin për prishjen e objekteve pa leje, por kjo u kundërshtua nga banorët, të cilët deklaronin se duhet të ishin lajmëruar më parë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›