E Diel, 1 Nëntor 2026

Del Bosque, i pakënaqur me Spanjën

Spanja ka mposhtur me rezultat 2-0 autsajderin e Botërorit, Hondurasin, mirëpo kjo nuk e ka kënaqur aspak trajnerin e skuadrës, Vicente Del Bosque. “Nuk ishte një lojë e mirë. Ne patëm mundësi të arta dhe mundësi të mira për të shënuar edhe më shumë gola”, tha Del Bosque.

Spanja ende mbetet favorite për të fituar Botërorin, edhe përkundër humbjes shokuese nga Zvicra, me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë të grupit, ndërkaq ata është dashur gjithsesi të fitojnë ndeshjen kundër kombëtares nga Amerika Qendrore.

Sipas Del Bosques, fitorja e së hënës nuk ishte mjaft bindëse. Ai ka thënë se duhet që të punojë më shumë me skuadrën për ta mposhtur Kilin të premten.
“Në lojën me Zvicrën ne ishim më të koordinuar. Kurse kundër Hondurasit kishim më shumë vullnet”, shtoj trajneri.

Shqetësim tjetër për Bosquenë, është forma jo e mirë e sulmuesit Fernando Torres, i cili nuk ka shënuar asnjë gol për Spanjën që një vit.

Torres filloi nga fillimi në ndeshjen e tij kundër Hondurasit dhe hyri në ndeshje pas një operimi në gju që e kishte lënë atë jashtë sezonit në klubin e tij.

“Jam shumë i lumtur që luajta 70 minuta, pas një kohe kaq të gjatë”, tha Torres. “Gjuri i im u përgjigj mirë dhe trajneri mund të llogaritë në mua për 90 minuta”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›