E Diel, 1 Nëntor 2026

mimet per festat Pesha Ndeshkim tregetareve abuzues

Per te shmnagur rritjen abuzive te cmimit te produkteve qe permban tryeza e nates se nderritmit te viteve, pritet qe te kete masa penalizuese, per te gjitha bizneset qe do te abuzojne me cmimet. Problem sipas autoriteteve te ministrise se Ekonomise, mbeten tregetaret informale.

"Kemi paralajmeruar qe do te kete sanksione ndaj gjithe atyre te cilet abuzojne per shkak te festave te fundvitit dhe te fluksit te rritjes se konsumit gjate ketyre festave. Ne kemi nje problem ne Shqiperi, me pjesen informale pra, me gjithe ata shites ambulante qe nuk jane pajisur me kasa fiskale dhe licence per aktivitetin tregtar", thote Besjan Pesha, drejtues i Zyres per Mbrojtjen e Konsumatoreve.

Autoritetet per mbrojtjen e konsumatoreve shqiptare, i bejne thirrje qyetareve te denoncojne cdo lloj abuzimi qe behet me cmimet, nderkohe qe shitja e produkteve ushqimore ne rruge, jashte te gjitha standarteve higjeno-sanitare, eshte faj i policise bashkiake.

"Ne rradhe te pare momentin qe hasin abuzime te ankohen dhe te na ndihmojne dhe ne te evidentojme me lehte dhe me shpejt se cilet jane subjektet te cilet abuzojne me cmimet, apo dhe me cilesine e produkteve qe jane duke u ofruar ne treg. Nga ana tjeter bojkoti i te gjithe shitesve te cilet operojne ne kete informalitet, zgjidhja e vetme dhe qe mund ti jape efekt shume pozitiv. Problemi me i madh qe kemi eshte me policine bashkiake te Tiranes, e cila jo vetem qe nuk bashkepunon po edhe eshte nje polici e cila toleron ne mase te madhe informalitetin ne rruget e Tiranes", thote ai.

Kete vit ne ndryshim nga ata te meparshmit, abuzimet qe mund te bejne bizneset me cmimet, jane lehtesisht me te evidentueshme si pasoje e venies, se kasave fiskale.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›