Afrikanët, në delir për triumfin e Obamës
Afrikanët tashmë janë në delir pas zgjedhjes së Barak Obamës në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Janë të shumtë ata që presin më tepër vëmendje nga Amerika, pas tetë vjetësh neglizhencë nga ana e administratës "Bush".
Mpumi Mantangana ende nuk arrin ta besojë tërësisht atë që ka ndodhur. "Fitorja e tij është fantastike", përsërit pa pushim. "Ka hyrë në histori si për të zinjtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe për të gjithë kontinentin afrikan", thotë gruaja. Mpumi Mantangana është menaxhere e klinikës Ubuntu në Khajelitsha, një prej zonave periferike më të varfra të Keip Taun, të Afrikës së Jugut. Për të, triumfi i Obamës nuk është tjetër veç ëndërr e kthyer në realitet. "Do organizojmë një festë shumë të madhe", thotë.
Obama e vizitoi klinikën e saj në gusht të vitit 2006, gjatë një turi nëpër Afrikë, përmes të cilit kishte ndër mend të vërente me sy dramën që kishte shkaktuar SIDA në Afrikën e Jugut dhe në pjesën tjetër të kontinentit. "Na dha kurajo", thotë aktivisti Zaçi Açmat. "Që atëherë, të gjithë ne këtu jemi bërë tifozë të sëmurë pas Obamës".
Zgjedhja e Obamës, në postin më të rëndësishëm në botë, ka inspiruar shpresë nga Kajro në Keip Taun - shpresë për një të ardhme më të mirë, për ndihmë dhe dashamirësi. Fitorja e tij shihet nga këta njerëz si triumfi i tyre. "Pas së gjithash, është një prej nesh", thotë Frenk Cikonga, një prej qindra të papunëve që presin në zyrën e punësimit të Keip Taunit. "Do na ndihmojë".
Fjalë të tilla dëgjohen sot kudo nëpër Afrikë. Që të gjitha intervistat e të ashtuquajturve "njerëz rrugësh" përmbajnë të njëjtën shpresë thuajse naive. "Tani kemi shpresë se gjërat do të ndryshojnë edhe për ne", tha Muhamed Shenaji për një televizion të Kajros. Gazetari ganez, Kuaku Sakji-Ado, shkruan: "Kurrë nuk më kishte shkuar ndër mend sa e vështirë do të ishte të shkruaje në një ditë si kjo. Fjalët më janë mbytur nga ndjenjat, asnjë prej tyre nuk më duket e përshtatshme për ta përshkruar atë ditë".
Dhe nuk bëhet fjalë veç për eufori. Për vite Afrikës i është premtuar ndihmë dhe për po kaq shumë vite komuniteti ndërkombëtar ka tërhequr këmbët zvarrë në përmbushjen e këtij premtimi. Shumë afrikanë presin që Presidenti i sapozgjedhur Barak Obama do ta ndryshojë këtë. Një aktiviste afrikane, për shembull, tha për "Zërin e Amerikës" se "afrikanët po e mbështesin, kështu që edhe ai duhet të na ndihmojë". Një koleg i saji, Abdul-Azizi Kazembe, ishte edhe më i qartë mbi atë që priste nga Presidenti i porsazgjedhur. "Po i kërkojmë të marrë parasysh rritjen e paketave të ndihmës për vendet afrikane", tha po për "Zërin e Amerikës".
Shpagues dhe bartës i shpresës - këto janë karakteristikat që i veshin afrikanët Barak Obamës. Në të vërtetë, Kenia e ka adoptuar Presidentin e sapozgjedhur si një prej qytetarëve të vet. Banorët e Kisumës, nga e kanë origjinën të afërmit e Obamës, e konsiderojnë veten si diçka të lidhur shumë ngushtë me Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë që banorët dhe sidomos politikanët e gjithë këtij kontinenti shpresojnë që, pas tetë viteve të administratës "Bush", Obama do u japë formë tjetër raporteve SHBA-Afrikë dhe do t‘u vërë vesh pafundësisë së problemeve me të cilat përballet kontinenti: luftëra civile, konflikte mes tribuve, epidemi, ushqim i pamjaftueshëm, varfëri e skajshme, mungesë mundësish, krim e korrupsion.
Pas fitores, ikona e lirisë nga Afrika e Jugut, Nelson Mandela, i shkroi Obamës një letër ku prekte, mes rreshtave, shqetësimin e thellë dhe shpresat e vendit të vet, i cili gjendet në mes të një krize të brendshme politike. "Triumfi juaj ka treguar se asnjë person në këtë botë nuk duhet të ketë frikë të guxojë të ëndërrojë ato ndryshime që duhen bërë për ta kthyer botën në një vend më të mirë për të jetuar", shkroi Mandela. "Kemi besim gjithashtu se misioni i presidencës suaj do të jetë lufta ndaj varfërisë dhe urisë kudo në botë".
Gjatë viteve të fundit, kontinenti afrikan ka qenë në axhendën e komunitetit ndërkombëtar mjaft shpesh - në Samitin e G8-ës Heiligendam të Gjermanisë në qershor të vitit 2007, ashtu si edhe në Samitin Evropa-Afrika në dhjetor të po atij viti. Në të dyja takimet, deklarata të përbashkëta bënë me dije se ishin ndërmarrë premtime që do respektoheshin me seriozitet, por në fund nuk ndodhi asgjë e rëndësishme.
Në të vërtetë, hapat prapa të Afrikës në rrugën drejt demokracisë e shkundin Perëndimin herë pas here. Nga lufta e dëshpëruar për pushtet e Robert Mugabes, diktatori i Zimbabvesë, te betejat e përgjakshme në Republikën Demokratike të Kongos. Në pjesën dërrmuese të shteteve afrikane, ekziston bindja se problemet e kontinentit janë trashëgimi e epokës së kolonializmit dhe se jo çdo vend afrikan që ka qenë deri tani armik i Amerikës do të kthehet automatikisht në vend mik, falë triumfit të Obamës.
Edhe Fazila Faruk, aktiviste e Shërbimit të Informimit të Shoqërisë Civile së Afrikës së Jugut po i lumturohet fitores së Obamës. "Mrekullitë shfaqen kur njerëzit e humbin shpresën se do të ndodhin vërtet një ditë", thotë gruaja. "Barak Obama ka provuar se është ajo mrekulli që po priste gjithë bota". Aktivistja e të drejtave të njeriut e di mirë ç‘pret nga heroi i saj. "Ai duhet të pranojë fajin e Amerikës në shumë zona krize në Afrikë". Politikanët afrikanë, si Robert Mugabe, e kanë në majë të gjuhës fajtorin për të justifikuar dështimet e veta. Bëjnë për gjithçka fajtor Perëndimin dhe veten e portretizojnë si viktima të tij. Por qëndrimeve të tilla mund t‘u vijë fundi tani. Një prej të përditshmeve më të rëndësishme të Keip Taunit, në editorialin e saj vërente se marrja e rolit të viktimës do të reshte që nesër.
Edhe Blesing Çimbuanda, doktor i shkencave politike nga Zimbabve, po përfiton nga triumfi i Obamës për të folur me nota kritike për vetveten. Në një editorial të "Zimbabwe Times" Çimbuanda shkruante: "Nuk mund ta marr me mend se si Zimbabveja mund të zgjedhë për President një banor të bardhë në vitin 2023, pavarësisht aftësive individuale të atij personi. Për gjithë këtë urrejtje bëj fajtor gjuhën dhe qëndrimin që mbajnë shumica e liderëve afrikanë kundër të bardhëve, duke nisur nga Idi Amin, deri te Robert Mugabe".
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve amerikane, në Akra, kryeqytetin e Ganës, u shpërnda masivisht një mesazh në celularët e shumë banorëve: "Roza u ul në mënyrë që Martini të mund të ecte, Martini eci në mënyrë që Obama të mund të rendte, Obama rendi në mënyrë që bijtë tanë të arrijnë të fluturojnë". Roza Parksa është gruaja amerikane që u arrestua në vitin 1955, pasi nuk pranoi t‘i lëshonte vendin në autobus një të bardhi. Martin Luter Kingu, i cili u vra me armë në vitin 1968, është një prej figurave më të respektuara të lëvizjeve për të drejtat e njeriut në rang global. Nga Gana mesazhi u përhap në celularët e gjithë kontinentit afrikan. Të enjten që shkoi, mbajtësi i çmimit "Nobel", Dezmond Tutu, mbajti një meshë në Keip Taun dhe të pranishmit vunë re se pjesën më të madhe të kohës sytë i kishte të mbushur me lot.