Skënderbeu, në dokumente të panjohura
Një monografi e tërë kushtuar Skënderbeut. Albanologu zviceran, Oliver Schmitt, ngacmon edhe një herë diskutimet mbi këtë figurë historike, hero i kombit shqiptar. Analizon, shpalos dokumente historike, por edhe rrëzon përfytyrime apo rrëfime në caqet mitologjike të ardhura deri në ditët e sotme. Pas "Arbëria venedike", Schmitt, profesor i historisë së Evropës Juglindore pranë Universitetit të Vjenës, do të jetë sot i pranishëm në Tiranë, për të promovuar monografinë "Skënderbeu", shqipëruar nga Ardian Klosi. Një botim që sjell analiza historike, sa edhe fakte e dokumente të panjohura, të përfshira në 37 faqe të monografisë. Në intervistën e mëposhtme, Klosi tregon disa detaje mbi të rejat që sjell ky këndvështrim mbi Skënderbeun.
Një monografi e veçantë për Skënderbeun. Cila ka qenë shtysa e madhe që e ka çuar Schmitt në këtë përpjekje?
Oliver Schmitt-i merret prej shumë vitesh me historinë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të gadishullit. Në moshën
26-27-vjeçare ai ka shkruar, më së pari si disertacion, veprën e tij madhore "Arbëria venedike 1392-1479" (përkthyer e botuar vjet në Shqipëri). E pra është pikërisht periudha që përkon, në gjysmën e saj të dytë, me 25 vjetët e kryengritjes së Skënderbeut. Studimi i hollësishëm i dokumentacionit të periudhës së Venedikut në Arbëri, e bëri Schmitt-in që të njihej më nga afër dhe me Gjergj Kastriotin e pastaj t‘i kushtojë këtij një monografi të veçantë.
Nënvizohet se autori shkëputet nga jetëshkrimet tradicionale për Gjergj Kastriotin...Në çfarë këndvështrimi është trajtuar kjo figurë historike në këtë monografi?
Jetëshkrimet tradicionale janë ato që ndjekin kronologjikisht jetën e heroit: fëmijëria, rinia, kthimi në Krujë, Kuvendi i Lezhës, betejat kundër sulltanit, vdekja në Krujë. Schmitt-i përdor teknikën e fokusimit nga pikëvështrime të ndryshme. Fillon më së pari edhe ai kronologjikisht, pastaj ndalon dhe trajton aspekte të veçanta të protagonistit, të mjedisit rreth tij, të arenës arbëre e asaj më të gjerë ballkanike, osmane e evropiane; kështu merret me temat: Karizma, Lidhjet e gjakut, Paraja, Rivalët, Armiq në male, Tradhtia, Dy sulltanë etj. Libri ndahet në pesë pjesë kryesore. Pjesa e parë është pak a shumë kronologjike: Fëmijëria e rinia, deri në kthimin në Krujë; e dyta ndalet në aspektet që përmenda. Pjesa e tretë titullohet "Një hero i Rilindjes Evropiane" dhe merret kryesisht me vasalitetin ndaj Napolit, udhëtimet e tij në Itali dhe planet për kryqëzatën e projektuar nga Piu II, ku Skënderbeu do të ishte kapiten i përgjithshëm. Pjesa e katërt ndjek sërish rendin kronologjik, ajo quhet "Lufta totale" dhe përshkruan luftën e pamëshirshme që i bëri sulltan Mehmeti II Skënderbeut dhe kryengritësve të tij në vitet 1466-‘67 dhe që çoi në thyerjen përfundimtare të qëndresës, në shkretimin dhe shpopullimin e vendit. Pjesa e pestë quhet "Fama e përjetshme" dhe trajton perceptimin e Skënderbeut ndër shekuj, sidomos instrumentalizimin që iu bë atij në shekullin e XX kryesisht në Shqipëri e veçanërisht nën diktaturën komuniste. Së fundi, ka një vështrim kritik mbi gjithë skënderbejadën, mbi autorët kryesorë, qoftë biografë, qoftë hulumtues ose sendërgjues.
"Ai (Skënderbeu) në të vërtetë ishte figura tragjike e një periudhe kur po ndryshonin kohët" - shkruan Schmitt. A kemi të bëjmë me një prirje çmitizuese ndaj figurës historike?
Në të vërtetë, kryengritja e Skënderbeut ishte qysh në fillim një akt sa madhështor aq dhe i pashpresë. Sikurse e shtjellon Schmitt-i qartë, gjithmonë në bazë të dokumentacionit dhe fakteve, Skënderbeu asnjëherë nuk ka kërkuar gjysmëzgjidhje, ndonjë principatë autonome vasale etj. Ai që në fillim ka luajtur me të tërën, ka kërkuar dëbimin e osmanëve nga Arbëria dhe Evropa; edhe pse lufta e tij praktikisht ka qenë ajo guerilase, rrallëherë në fushë të hapur, në kombinimet që kërkonte, qoftë me Huniadin ose Korvinin, qoftë me mbretin Alfons, qoftë me Papën Piu II ose me Venedikun, synimi ishte po ai: thyerja e sulltanëve dhe dëbimi i Perandorisë Osmane nga kontinenti. Diku Schmitt-i, lëvizjen e tij e quan tejet konservatore. Skënderbeu së bashku me Aranitin, Muzakën etj., kërkonte rikthimin e gjendjes paraosmane, kur secili fisnik arbër ishte zot i plotë në trevat e sundimit të tij, s‘i paguante taksa, nuk i jepte as ushtarë as pengje asnjë lloj perandori. Mospranimi i perandorit të ri në Konstantinopojë - sulltanit - edhe pse sot mund të na duket një gjest i madh, heroik, prokrishterimit etj., ishte vetvetiu një ecje kundër kohës, çka e vërtetoi dhe fundi tragjik i Skënderbeut që la pas vetes një Arbëri të rrënuar, një kasaphanë e një shkretim aq të madh, sa këtij vendi iu harrua edhe emri e vendasit dalëngadalë filluan ta quajnë veten ndryshe, të pajtohen e të bashkëjetojnë me zotërinjtë e rinj në shumë pikëpamje.
Schmitt e quan gati emblematike vetminë e Skënderbeut në ditët e tij të fundit... Sipas profesorit, si i ka kaluar heroi ynë këto momente të fundit të jetës?
Venedikasit ia mbyllën dyert e Krujës, kështu u detyrua të strehohej në Lezhë. Turqit, ndërkaq, i kishin shkatërruar edhe kështjellën e vetme që i kishte mbetur, Rodonin. Mehmeti II i kishte shkretuar Dibrën, Matin, Çermenikën, të gjitha këto kala natyrore të luftëtarëve të tij, ia kishte therur dhe rrëmbyer luftëtarët me mijëra. Nipërit e kunetërit, si gjithmonë, prapë e kishin tradhtuar. Papa, mbreti Ferrante i Napolit, Sforza i Milanit, Korvini i Hungarisë, askush nuk e ndihmonte ose nuk mundej ta ndihmonte më. E ç‘i mbetej më? Megjithatë deri në fund nuk është dorëzuar, edhe i sëmurë në shtratin e vdekjes, është rrekur të hipë mbi kalin e betejës.
Z. Klosi, ju jeni dhe shqipëruesi i kësaj vepre. Personalisht cilat kanë qenë faktet që ju kanë bërë më shumë përshtypje në këtë trajtim historik të heroit kombëtar?
Janë një numër gjërash që më kanë bërë përshtypje, madje edhe më kanë tronditur. Por kryesorja, kam ndjerë gjithë kohës një si zemërim të heshtur: si ka mundësi që na i kanë mësuar kaq shumë gjëra mbrapsht? Të gjitha mbrapsht: marrja e Krujës, Kuvendi i Lezhës, moskoordinimi me Huniadin, i ashtuquajturi shtet i Skënderbeut, marrëdhënia e tij me mbretin e Napolit, marrëdhëniet me Aranitin, me Dukagjinët, me Venedikun, katastrofa e Beratit, deri dhe armët e përkrenarja që gjoja ndodhen në Vjenë. Të gjitha do t‘i gjeni të zbërthyera në mënyrën më të plotë, tërheqëse sa dhe shkencore, në librin e Schmitt-it.
Çfarë të rejash vijnë përmes kësaj monografie dhe sa mbështetje dokumentare kanë ato?
Sjell një numër të rejash. Deri dhe dokumente të panjohura më parë, që i ka gjetur vetë në arkivat e Parisit, Mantovës, Milanit, Splitit, Dubrovnikut, Korçulës. I tillë është një dokument që vërteton se motivi i parë i braktisjes së kampit osman nga Skënderbeu ka qenë vendeta, gjakmarrja: kërkonte të hakmerrej për babanë e vet, Ivanin, të vrarë nga Murati II.
Por, pavarësisht nga dokumente të veçanta, libri ka në radhë të parë meritën që ndërton një tablo sa të pasur me detaje, aq dhe me vështrimin e përgjithshëm. Sikur ai të popullarizohet siç duhet, të mos mbulohet me heshtje, sikurse bëjnë historianët dhe tekstashkruesit tanë të nderuar me "Arbërinë venedike", "Skënderbeu" i Oliver Schmitt-it do të ndihmojë që të shpërbëhen në kokat tona mitologjitë skënderbejane, të ndërtuara prej më shumë se njëqind vjetësh.